Kaç Myftaraj: Lulzim Basha e ka shkaktuar një përmbysje politike tetë muaj para lindjes së tij

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10.09.2021, 18:05

Nga Kastriot Myftaraj

Lulzim Basha e ka shkaktuar një përmbysje politike, historike në 16 tetor 1973, tetë muaj para lindjes së tij. Lulzim Basha ka me Enver Hoxhën një ngjashmëri fizike të shkruar në fytyrën e tij, e cila ngjashmëri shkon qartësisht përtej rastësisë. Lulzim Basha i ngjan Enver Hoxhës edhe më shumë se ç’ i ngjajnë atij dy djemtë e tij zyrtarë. Në 1990 kur Lulzim Basha punonte si ndihmëskamerier në aeroportin e Tiranës, të huajt të cilët shikonin në stendat e vendosura në aeroport fotografi të Enver Hoxhës të kohës së rinisë së tij, e vinin re menjëherë këtë ngjashmëri dhe mes tyre u hap fjala se djaloshi gjithmonë i buzëqeshur që u afrohej te tryeza për të shërbyer, ishte djali i Enver Hoxhës. Prandaj ata i kërkonin Lulit që të fotografoheshin me të.

Pas kësaj ngjashmërie ka një histori të një prej përmbysjeve politike më të mëdha në historinë e politikës shqiptare. Madje kjo përmbysje është aq interesante saqë përbën një kureshti që duhet shënuar edhe nga historia e politikës botërore. Lulzim Basha ka lindur në 12 qershor 1974. Që do të thotë se shtatzania nga e cila ai lindi ka nisur në shtator 1973. Enver Hoxha pësoi infarktin e tij të rëndë të miokardit pas një muaji në 16 tetor 1973, në moshën 65 vjeç. Një nga shkaqet e këtyre goditjeve në zemër është edhe kryerja e marrëdhënieve seksuale nga ana e personit, gjë që e sforcon zemrën. Kështu duhet të ketë ndodhur edhe me Enver Hoxhën. Se kur Enver Hoxha ka kryer për herë të fundit marrëdhënie seksuale kjo gjë është e shkruar në fytyrën e Lulzim Bashës. Në shtator 1973. Sforcimi i zemrës i shkaktoi infarktin pak javë më pas.

Pasi pësoi goditjen në zemër Enver Hoxha nuk e rifitoi më kurrë aftësinë fizike të nevojshme për të qenë efektivisht udhëheqës i vendit. Pas 16 tetorit 1973 Shqipërinë e drejtuan Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, ndonëse Enver Hoxha ndërhynte herë pas here sidomos për të kryer rolin e tij në teatrin politik të spastrimeve në udhëheqjen e partisë-shtet. Lulzim Basha, i cili e ka të shkruar në fytyrë emrin e tij të vërtetë, Lulzim Hoxha dhe e ka kryer ose më saktë shkaktuar një përmbysje të madhe politike që para se të lindte. Ky ka qenë roli politik i jetës së tij. Çdo rol tjetër politik I tij pas lindjes është komik për shkak të identitetit që ka Luli të shkruar në fytyrën e tij.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit