Tjetër mashtrim nga Vodafone: “Keni fituar Iphone 11 pro, tërhiqni dhuratën duke telefonuar numrin, bilanci ju zerohet”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.09.2021, 17:20

Vodafone vijon të zhvasë shqiptarët, të cilët vazhdojnë t’i besojnë ende edhe pas shumë e shumë skandaleve nga kjo kompani. Rastet, kur kompania Vodafone, mundohet të përfitojë sa më shumë prej xhepave të shqiptarëve sa vijnë dhe shtohen e situata bëhet edhe më alarmante. Një qytetare ka shkruar ditën e sotme në redaksinë e JOQ ALBANIA për të denoncuar një rast tjetër të kësaj kompanie që nuk humbet asnjë rast për të zhvatur qytetarët.

Qytetarja ka treguar se teksa ishte duke parë një film, një reklamë e Vodafone i ndërpreu filmin duke i thënë se ka fituar një "Iphone 11 pro Max". Por për të tërhequr këtë "dhuratë" vajzës i duhet të telefononte një numër Vodafone dhe për këtë duhej kredit i mjaftueshëm në celular. Vajza ka treguar se në mënyrë automatike iu vetëmor borxhi prej 300 lekësh dhe telefonata me numrin Vodafone për të tërhequr dhuratën u mbyll. Pas kësaj vajza kontrolloi bilancin në celular dhe pa që nuk kishte më asnjë lekë.

Denoncimi i qytetares:

Duke par nje film ne google me del reklama e vodafone me thote keni fituar iphone 11 pro max , telefoni nr e vodafone per ta terhequr ! Shtypa numrin dhe me thot skeni kredit mjaftushem pastaj ne moment u vetmor borxhi prej 300 lekesh dhe telefonata u mbyll . Shikoj qe skisha me as lek ne cel dhe borxhi u mor vet pa ber asgje. Shpifsat e vodafonit. kompani e lodhur

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit