Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec, ku një grup emigrantësh sirianë janë filmuar duke u arratisur nga një furgon dhe duke u larguar me shpejtësi nga të munden. Video është dërguar nga një qytetar , i cili bën me dije se emigrantët kanë çarë derën e furgonit dhe më pas kanë vrapuar. Siç shihet nga pamjet, bëhet fjalë për rreth 20 emigrantë të paligjshëm që fillimisht janë bllokuar brenda një furgoni në rrugët e Pogradecit, por ndërkohë që efektivët prisnin përforcime, ata kanë shkelmuar derën nga brenda duke u larguar me vrap.
Mesazhi i qytetarit: