Shkaktoi aksidentin ku vdiq kunata e saj, Deni Doku rrëfen momentet e frikshme: Çdo gjë ishte e shkruar

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.09.2021, 14:36

Një nga vajzat më të komentuara në Tik Tok, Denisa Doku u përfshi në një aksident në dhjetor të vitit të kaluar në të cilin humbi jetën edhe kunata dhe njëkohësisht mikesha e saj, 22-vjeçarja Alida Spahiu. Në lidhje me këtë ngjarje, ka foulr edhe vetë Denisa Doku, e cila ka zbuluar detajet e aksidentit me makinën tip "Smart" në rrugën “Demokracia” në Kamëz. Në një emision televiziv, ajo ka risjellë edhe njëherë në kujtesë momentet e tmerrshme të aksidentit.

Deni u shpreh:

Atë çfarë ndjej unë në shpirt vetëm unë e di dhe familjarët e mi që janë të vetmit që e shikojnë. Ajo ka qenë gjithmonë me mua, madje edhe kur kam ardhur këtu herën tjetër, ajo ka qenë mbrapa skene. Ajo më jepte kurajo gjithmonë dhe unë vazhdoj e gjej kurajon duke menduar se është aty me mua. Çdo gjë ishte e shkruar dhe ndodhi për një arsye, sado që e kemi të vështirë ta pranojmë. Nuk kam pas përdorur kurrë telefonin. Jemi një popull që si e si të paragjykojmë, do doja që secili ta vendoste gishtin tek vetja. Ti nuk e ke përdorur telefonin dhe gjithë njerëzit shpifin dhe thonë që e ke përdorur. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Nuk doli ashtu siç duhet pavarësisht se unë e kam mbajtur të gjithë fajin. Unë e di që jam e pastër me ndërgjegjen time. Me aq sa mund ta ndjej unë, përveç familjes nuk mund ta ndjejë dikush tjetër. E kam parë në moment të parë dhe të fundit, kam qenë gjithë kohës me të, por është diçka që nuk arrihet të shpjegohet, as unë nuk arrij dot ta shpjegoj as ekspertiza. Jam shumë bosh, kaq di të them. Kam qenë gjithmonë personi që thoja ta shijoj momentin se nuk i dihet. Tani më shumë se kurrë, e kuptoj që jeta është shumë e shkurtër, thjesht ta shijojmë dhe të kalojmë sa më mirë me njerëzit më të afërt, se kurrë nuk i dihet.Frika ime më e madhe ka qenë humbja e një personi. Ato ditët e fundit e kam ndjerë shumë. Fjala e fundit që mbaj mend që i kam thënë vajzës është që: ‘Unë do e bëj një aksident, por se kur nuk i dihet, asgjë tjetër. Madje ka buzëqeshur dhe më tha mua: As mos e mendo fare se unë e di çfarë tipi je dhe nuk ka gjë që mund të ndodhi ty. Si atë vajzë nuk kam pasur askënd, kemi qenë si motra. Të gjitha gjërat që unë po i bëj tani, po i bëj vetëm për atë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit