“Edi Rama shkel ligjet: Iu referua Kanunit të Lek Dukagjinit për ardhjen e afganëve në Shqipëri, na ktheu në shek. XIV”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.09.2021, 13:05

Kastriot Myftaraj

Kur Kryeministri i referohet Kanunit se nuk i pëlqen ligji, secili ka të drejtë ta bëjë këtë gjë kur ballafaqohet me ligjin dhe personin e veshur me autoritet ligjor, sipas nenit përkatës kanunor

Kryeministri Edi Rama, me rastin e sjelljes së afganëve në Shqipëri iu referua shprehimisht Kanunit të Lek Dukagjinit dhe këtë e bëri sepse ka një problem me ligjet. Ardhja e afganëve në Shqipëri është në kundërshtim me traktatin e NATO-s, me marrëveshjet e nënshkruara nga Shqipëria në kuadrin e këtij traktati dhe me ligjet përkatëse të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe të prejardhur nga traktati dhe konventat e NATO-s. Një shpjegim i hollësishëm për këtë do të shkonte gjatë dhe e kam bërë në raste të tjera. Por këtu do të mjaftohem të them që nëse sjellja e afganëve do të kishte bazë ligjore qeveria nuk do të mungonte ta bënte të njohur hollësisht.

Meqënëse Kryeministrit në këtë rast nuk i pëlqente ligji, ai iu referua Kanunit. Kryeministri iu referua nenit kanunor për mikpritjen e udhëtarëve të panjohur, pra ai e shpalli shtetin shqiptar si një katund diku në mal në shekullin XIV. Edhe sipas Kanunit miku në mëngjes duhet të vazhdojë rrugën e tij. Nëse Kryeministri i referohet Kanunit se kështu i vjen për mbarë kur shkel ligjet në fuqi, këtë gjë kanë të drejtë ta bëjnë edhe shtetasit e tjerë, kur nuk iu pëlqen zgjidhja që kanë dhënë ligjet në fuqi. Pra këta mund t’ i referohen nenit kanunor që iu vjen për mbarë.

Ka punë me ty si shtetas shqiptar polici i shtetit, prokurori i shtetit, gjykatësi i shtetit, zyrtari i tatimeve, inspektori i ndërtimeve pa leje, oficeri i SHISH etj dhe ai të tregon ligjin, ti i tregon Kanunin, domethënë I thua të ikë tutje se do të ballafaqohet si individ me ty, jo si person me autoritet ligjzbatues. Dhe nëse ai të thotë se ai nuk e njeh Kanunin por njeh ligjin e shtetit, shtetasi i Republikës së Shqipërisë sipas shembullit të kryeministrit ka të drejtë që t’ i kthejë përgjigje se ai njeh Kanunin meqënëse atë e njeh dhe e zbaton Kryeministri.

Sipas Kanunit, polici i shtetit, prokurori i shtetit, gjykatësi i shtetit, zyrtari i tatimeve, inspektori I ndërtimeve pa leje, oficeri i SHISH nuk është autoritet legjitim, por një individ që për disa arsye të panjohura për mendësinë e Kanunit, e quan veten autoritet dhe mendon se ka të drejtë të ushtrojë dhunë ndaj atyre që nuk I binden. Kanuni të jep të drejtën që këtë individ ta dhunosh me të gjitha mjetet e dhunës që ke mundësi të përdorësh. Madje sipas Kanunit për një sjellje të tillë burri merr lavdi dhe i këndohen këngë trimërie. Një e tillë është shumë domethënëse. Kënga e Osman Dakës që flet për një ngjarje që ka ndodhur në kohën e pushtimit Osman.

Osman Daka ishte një djalë, me profesion bari që kishte zbritur nga katundi të shiste dele në tregun e qytetit. Atje i del nëpunësi i tregut, i quajtur Haxhi, i cili i kërkon taksën por djali nuk ia jep duke i thënë se nuk e njihte nëpunësin si autoritet. Kur vijnë xhandarët e çaushët (policët) djali iu thotë atyre të largohen ndryshe do të krisë arma. Dhe kështu ndodhi. Çaushi kryepolici, në mënyrë domethënëse pranon epërsinë e Kanunit duke thënë se mirë ia bëri Osman Daka kur ai vetë nuk ishte i zoti të ballafaqohej individualisht me të. Ja kënga që shpreh gjithë filozofinë kanunore të mosnjohjes së shtetit, cilido qoftë ai:

“Osma Daka pika o e djalit,

po qet pushkë mjedis pazarit,

ban tutje po i thotë o xhandarit,

i thotë o xhandarit, i thotë zaptisë,

unë s’ jam or bir i zoti i shpisë,

jam ma i vogli çoban dhish,

nuk ia laj mor paret Haxhisë.

Nuk e njoh kush është Haxhia,

Kthehu kah unë, të kallzon alltia,

O kjo alltia po ndizet flakë,

shtatë çaushë m’ u kanë përgjakë.

O ky çaushi o kah mejtepi,

shkon tuj folë qeni vetë o me vedi,

kah mejtepi o kah xhamia,

të m’ qëllojshin o manzer e alltia,

ndijke mbreti e shtatë krajlia.

Pse s’ i mora mbasi i pata,

o mirë ma bani o sot Osman Daka!”

Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën e pushtimit turk kur shqiptarët nuk kishin shtetin e tyre dhe ligjet e tij qenë të huaja dhe shtypëse për ta. Prandaj ata njihnin dhe zbatonin Kanunin. Në të vërtetë Kanuni ishte një mbetje e ligjeve të principatave shqiptare të kohës para pushtimit turk, ashtu si këto ligje u ruajtën dhe u shndërruan në kujtesën e brezave të pashkolluar. Lek Dukagjini me emrin e të cilit lidhet Kanuni nuk do ta kishte njohur autorësinë e tij nëse do të kishte mësuar për të. Atë që nuk do ta kishte bërë princi mesjetar e bën kryeministri i shtetit shqiptar në shekullin XXI. Dhe kur Kryeministri i referohet Kanunit të Lek Dukagjinit, atje ku ka detyrim t’ i referohet ligjit, shtetasit kanë të drejtë të sillen si Osman Daka me nëpunësit e shtetit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit