Një çantë e braktisur është gjendur para pak çastesh në rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se çanta është gjetur para ambasadës iraniane. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po pritet ndërhyrja e njësisë anti-eksploziv në Tiranë, për të vlerësuar situatën. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë pasi kjo rrugë njihet edhe si "rruga e Salës."
Vijon..,

foto ilustruese