Arjola Trimi, notarja shqiptare që garon për Italinë në Olimpiadën paraolimpike për sportistët me aftësi të kufizuara ka shkëlqyer sërish. Pas dy medaljeve të arta në disiplinën e notit ajo ditën e sotme ka arritur të fitojë edhe një medalje të argjendtë. Arjola Trimi u shpall e dyta në 50 metra stil i lirë S4 . Në finalen e 50 metra stil i lirë S4 Trimi mundi rekordin e saj botëror në këtë kategori duke arritur kohën (40 "32), në vend të dytë pas australianes Rachel Watson (39" 36, rekord noti paralimpik) dhe para spanjolles Marta Fernandez Infante (40 ”85).
34-vjeçarja ka lindur në Tiranë më 1987 e qysh fëmijë u diagnostikua e sëmurë tetraplegjike. Debutimi i Arjola Trimit daton në vitin 2012, kur ajo arriti rezultate të shkëlqyera në garat e saj të para. Vitin tjetër vjen shkon me Italinë në kampionatin Botëror në Montreal dhe fitoi podiumet e parë prestigjiozë me 2 medalje argjendi dhe 2 bronzi. ë vitin 2014, gjatë Kampionatit Europian në Eindhoven,fitoi një tjetër argjend dhe 3 ari. Më pas, në 2015, ajo fitoi një medalje argjendi dhe një bronzi në kampionatin Botëror në Glasgow.Në Kampionatin Europian në Funchal në Portugali shqiptarja ia doli të fitonte një ar, 2 argjend dhe një bronz. Në përgjithësi, në nivel evropian, ajo është kurorëzuar 13 herë. Në 2016 Arjola Trimi gjithashtu mori pjesë në Lojërat Paraolimpike në Rio de Janeiro dhe fitoi medaljen e argjendtë.
Burimi:oasport Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA