Vodafone vijon të zhvasë shqiptarët, të cilët vazhdojnë t’i besojnë ende edhe pas shumë e shumë skandaleve nga kjo kompani. Rastet, kur kompania Vodafone, mundohet të përfitojë sa më shumë prej xhepave të shqiptarëve sa vijnë dhe shtohen e situata bëhet edhe më alarmante. Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe ka treguar për "bëmat" më të reja të kësaj kompanie që s'di të ngopet.
Qytetari ka treguar se ka bërë një abonim 1-vjeçar Vodafone/ abcom për interenet+ iptv (paketa e plotë tring) për të patur akses në të gjitha kanalet e Tring. Por te kanalet e Tring qëndron problemi pasi gjatë ditës Tring Sport transmeton të gjitha ndeshjet dhe në momentin që fillojnë ndeshjet e Serie A, Tring ndërpret transmetimin. Menjëherë pas këtij problemi, qytetari ka kontaktuar me Vodafone, pasi kur blihet paketa e përfshirë është edhe Tring e plotë dhe si gjithmonë Vodafone ka hequr fajin nga vetja e tyre. Sipas Vodafone, ndeshjet hapen vetëm në Tring duke i bërë qytetarët që të blejnë edhe paketën e Vodafone ku thuhet se është edhe Tring, por të blejnë edhe një paketë më vete për të parë vetëm ndeshjet e Serie A.
Denoncimi i qytetarit:
