QEVERIA E RE/ Arben Ahmetaj zvkryeministër, Edona Bilali ministre! Ulsi Manja merr Drejtësinë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.09.2021, 11:25

Rama shpalli para Asamblesë së PS sot emrat e rinj që do të marrin postet drejtuese të ministrive. Ai ka rikonfirmuar në qeverinë Rama 3, Elisa Spiropalin, si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Taulant Ballën si Kreu i Grupit Parlamentar të PS. “Fierin do ta drejtojë Taulant Balla, Elbasanin Damian Gjiknuri, Vlorën Arben Ahmetaj, Shkodrën Edona Bilali, Kuksin Elisa Spiropali, Durrësin Ardian Çela, Beratin Bledi Çuçi, Gjirokastrën Mirela Kumbaro, Dibrën Ulsi Manja, Lezhën Bledi Klosi dhe Tiranën Erion Veliaj”, tha Rama. Teksa emrat brenda PS sipas ministrive, të cilët ai ua besoi në mandatin e tretë, janë këto:

ZvKryeministri, ministër i Rindërtimit: Arben Ahmetaj

Ministria e Ekonomisë dhe Financave: Delina Ibrahimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Ogerta Manastirliu

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Belinda Balluku

Ministria e Punëve të Brendshme: Bledi Çuçi

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme: Olta Xhaçka

Ministria e Mbrojtjes: Niko Peleshi

Ministria e Drejtësisë: Ulsi Manja

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Frida Krifca

Ministria e Sipërmarrjes Sociale: Edona Bilali

Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë: Evis Kushi

Ministria e Kulturës: Elva Margariti

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit: Mirela Kumbaro

Ministre Shteti: Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit