Gazetarja britanike Sussana Reid, ka debatuar me zëdhënësin e talebanëve, Suhail Shaheen, për hakmarrjen ndaj bashkëpunëtorëve të SHBA dhe vendeve të tjera Perëndimore. Në emisionin “Good Morning Britain”, gazetarja sfidoi pretendimet e Suhail Shaheen, i cili tha se nuk do të ketë hakmarrje ndaj bashkëpunëtorëve amerikanë. Por Sussana Reid iu kundërpërgjigj duke cituar një rapoort të OKB-së, sipas të cilit talebanët kanë një listë me emrat e të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me forcat perëndimore në Afganistan dhe se po kërcënohen të arrestohen ose vriten. “Një zëdhënës i ish-qeverisë u vra nga talebanët disa javë më parë. Po kështu është konfirmuar se talebanët vranë edhe dy zyrtarë të lartë të policisë. A nuk është hakmarrje kjo ndaj atyre personave që kanë bashkëpunuar me qeverinë apo dhe me forcat perëndimore?”– pyeti gazetarja.
Por zëdhënësi i talebanëve i hodhi poshtë këto akuza, duke u përgjigjur se politika e tyre nuk do të mbështetet mbi hakmarrjen. “Ne kemi dhënë amnisti të përgjithshme për të gjithë ata që punonin me forcat e huaja. Dhe nuk ka asnjë listë nga ato që shfaqet në media”- tha ai, duke pohuar gjithashtu se talebanët nuk do t’i pengojnë afganët të largohen nga vendi, dhe u bëri thirrje që të qëndrojnë aty dhe të punojnë për rinfërtimin e kombit afgan.
Burimi: Dailymail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania