Sulmuesi shqiptar Rei Manaj largohet përfundimisht nga Barcelona, pasi marrëveshja me klubin italian të Spezias është nënshkruar. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Fabrizio Romano i cili ka njoftuar se Manaj kalon fillimisht në huazim një vjeçar te italianët dhe më pas këta të fundit mund ta blejnë për 3 milionë euro verën e ardhshme.
Manaj shënoi 14 gola mbresëlënës në 22 ndeshje konkurruese për ekipin e Barcelonës B sezonin e kaluar. Sulmuesi 24-vjeçar i cili ka shënuar 5 gola me fanellën e Kombëtares ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali. Ai filloi në akademitë rinore të Cremonese dhe Sampdoria, duke kaluar nëpër Inter, Pescara dhe Pisa para se të shkonte në Spanjë me Granada, Albacete dhe ekipin e Barcelonës B. Ndërsa vetëm pak ditë më parë Manaj u regjistrua në La Liga si lojtar i ekipit të parë. Por duket se eksperienca e tij me ekipin e Barcelonës u mbyll me kaq.
Rey Manaj joins Italian side Spezia from Barcelona on loan with buy option for €3m, confirmed. Paperworks completed and signed. ⚪️🤝 #FCB #DeadlineDay
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2021