Tre shokë nga Lushnja janë arrestuar nga policia, pasi kanë dhunuar efektivët, të cilët kanë dashur t’i shoqëronin për në Komisariat. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjes”.
Informacion paraprak:
DVP FLushnjë/Vihen në pranga 3 shtetas për kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, të shtetasve S. Sh., 28 vjeç, O. M., 28 vjeç dhe E. K., 24 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Kongresi i Lushnjës” nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për shoqërimin e tyre në Komisariat dhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FOTO ILUSTRUESE