Ditën e djeshme u njoftua se Cristiano Ronaldo do të ritkhehet në shtëpinë e tij, te Manchester United. Pasi dukej e sigurt se superylli portugez do të bënte të paimagjinueshmen dhe do të bashkohej me Manchester Cityn, skuadra e tij e mëparshme hyri në lojë. Sapo United për portugezin, Ronaldo zgjodhi menjëherë Old Trafford ku më parë ka shënuar 118 gola në 292 ndeshje. Por sa do të paguhet Ronaldo te 'djajtë e kuq'?
Sipas raporteve , ai do të grumbullojë rreth 480,000 paund në javë në "Old Trafford". Sipas Tancredi Palmerit, me këtë pagë Ronaldo bëhet lojtari i pestë më i paguar në futbollin botëror me vetëm 23 milionë euro në vit.Palmeri ka renditur 10 lojtarët më të paguar në futbollin botëror bazuar në pagën e tyre neto pa asnjë bonus ose të ardhura të tjera të konsideruara.
10 lojtarët më të paguar në futbollin botëror:
10. Robert Lewandowski | €15.5 million
9. Philippe Coutinho | €15.5 million
8. Gareth Bale | €16 million
7. Mohamed Salah | €19.5 million
6. Antoine Griezmann | €20 million
5. Cristiano Ronaldo | €23 million
4. Oscar | €24 million
3. Andres Iniesta | €25 million
2. Neymar | €30 million
1. Lionel Messi | €35 million
Burimi:givemesport Përtkheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA