Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka zbardhur listën e lojtarëve të grumbulluar për tre ndeshjet që pritet të zhvillohen në muajin shtator. Lista e kuqezinjve është e përbërë nga 27 lojtarë, por surprizues është emri i Ernest Muçit i cili vjen nga Kombëtarja U-21 dhe e ka nisur mirë sezonin me Legia Warszaw në Poloni, duke shënuar dy gola. Ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.
NDESHJET E KOMBËTARES PËR MUAJIN SHTATOR:
2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino