JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Skerdi Drenova “godet” përsëri, i jep 350 milionë për rroba pune garuesit me shifrën më të lartë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24/08/2021 22:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prapë Skerdi! Prapë ai! Administratori i OST, nuk vonon dhe përsëri jep një tjetër tender të dyshimtë. Kësaj rradhe bëhet fjalë për rrobat e punës. Autoriteti kontraktues Operatori i Sistemit të Transmetimit OST, ka organizuar tenderin me numër reference REF-97965-06-11-2021 dhe me objekt “Rroba pune”. Fondi limit i tij është 33,576,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH. Sipas dokumentacionit të tenderit shikohet se Skerdi ka porositur veç rrobave të punës edhe 19 copë xhaketa serioze bashkë me 57 copë këmisha serioze. Nuk dihet se kush do t’i përdorë këto xhaketa dhe këmisha serioze për zyrë, ndoshta vetë Skerdi? Ndoshta ka shfrytëzuar tenderin dhe përveç rrobave të punës për punonjësit, ka shtuar edhe xhaketa e këmisha për vete, që të mos harxhojë para nga xhepi.

Gjithsesi habia fillon në faktin se në garë kanë marrë pjesë vetëm 3 garues, por a e gjeni dot se kush është shpallur fitues? Skerdi i ka dhënë “trofeun e vendit të parë” firmës që ka ofruar vlerën më të lartë nga gjithë të tjerët. Po, po! Dhe përveç kësaj, ka një diferencë prej gati 50 milionë lekë të vjetra me TVSH ndërmjet firmës që Skerdi shpalli fituese dhe asaj që ofroi vlerën më të vogël!

Për kronikë, fitues u shpall Osman Sulo, person fizik, me vlerën 29,548,200 lekë të reja pa TVSH ose rreth 355 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër është nga ana tjetër mjaft afër me fondin limit të tenderit, gati sa 88% e tij. Të shohim nëse SPAK do të ndërmarrë ndonjë veprim, të paktën që Skerdi të ketë mundësi të përdorë ndonjërën nga 19 xhaketat dhe 57 këmishat serioze në gjykatë.