Një zjarr i fuqishëm ka përfhirë pak më parë fshatin Mjeshovë në Berat. Dyshohet që shkak të jenë bërë barinjtë e zonës që mund të kenë ndezur zjarr ose të kenë hedhur aksidentalisht ndonjë cigare të ndezur. Flakët janë favorizuar nga era e fortë. Në zonë shkuan punonjësit e zjarrfikëses, por terreni malor e ka vështirësuar punën për shuarjen e flakëve. Për pasojë është djegur një sipërfaqe e kosniderueshme deri në 1.5 ha në pyllin me pisha. Nuk është hera e parë që zona përfshihet nga zjarri.
