Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e quajtur "Përroi i Vishës" në Himarë, ndërsa flakët janë përhapur gjerësisht, duke djegur pyje e kullota. Mësohet se për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëse dhe tetë efektivë, por terreni i thyer nuk e favorizon punën e tyre. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme për të hapur kullota për bagëtitë. Në zonë nuk ka banesa që mund të rrezikohen.
Vijon...