Parisi pa dyshim jeton dhe merr frymë në “ritmet” e Lionel Messi-t. Raportohet se Parisi ka përgatitur rreth 150,000 fanella me emrin e argjentinasit në anën e pasme, me shitjen që filloi në orën 10:00 të mëngjesit dhe 7 minuta më vonë të gjitha bluzat ishin shitur. Vetëm nga 150,000 fanella të shitura, duke marrë parasysh që secila kushton 160 euro (e meshkujve), Parisi siguroi 23 mln euro.