JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Denoncimi i ATM të BKT! Qytetari: 50 Mijë Lekë limiti i tërheqjes, duhet të fusim 4 herë kartën për 200 Mijë Lekë!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/08/2021 17:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që prej disa ditësh, BKT, e cila në Shqipëri ka mijëra klientë, vazhdon të shfaqë probleme në funksionimin e sistemit dhe në shërbimin ndaj qytetarëve. Mesazhet dhe ankesat e klientëve janë të pafundme në redaksinë tonë, të cilët shprehen se kjo bankë ka dështuar. Në një denoncim të fundit nga një qytetar, rezulton se të gjithë ATM-të e BKT-së e kanë kufizuar limitin e tyre ditor të tërheqjes nga 75 mijë lekë të reja, në 20 mijë lekë të reja, gjë që do do të thotë më shumë radhë dhe dyndje për klientët nëpër bankomate, pasi sasia e lekëve që lëshohen është reduktuar tejmase. Madje më tej, qytetari shton se maksimumi i parave që mund të tërhiqen është 5 mijë lekë të reja dhe për të tërhequr limitin e ri ditor prej 20 mijë lekësh të reja, duhet të fusësh kartën në ATM katër herë.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh JOQ . Te gjitha ATM e BKT e kane kaluar limitin e tyre ditor nga 75 mij lek te reja. Ne 20 mij lek te reja. Dhe me bukura maksimumi i shumes qe mund te terheqesh kur fut karten eshte 5 mij lek te reja ( 50 mij te vjetra ). Dmth qe te terheqesh limitin e ri ditor 20 mij lek te reja. Duhet te futesh karten ne ATM 4 here. Ju kam shkruar dhe ne faqen e tyre por asnje pergjigje. Me sa duket kjo banke po iken per lesh. Mjere populli qe pret te mari rrogen ne kete banke. Ju flm.