The Guardian: Gjirokastra vendi më i bukur që kisha vizituar në Shqipëri, një ndër ‘qytetet muze’ nga Hoxha

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.08.2021, 15:18

Gjirokastra është një prej qyteteve më të bukura që kemi, me një akitekturë të veçantë e me një kulturë e trashëgimi të mbrojtur nga UNESCO. Gjirokastra është një qytet që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit dhe kjo është një ndër arsyet se përse preferohet kaq shumë nga turistët e huaj nga e gjithë bota. Së fundmi prestigjiozia "TheGuardian" i ka kushtuar një artikull shumë të veçantë Gjirokastrës, por nën këndvështrimin e një autoreje e cila vjen në Shqipëri për të zbuluar më tepër rreth fesë myslimane. Kjo për të kërkuar praninë e gjallë të myslimanëve vendas të Evropës, por që në fund përballen me një Gjirokastër krejt tjetër që mbrohet nga UNESCO dhe është shpallur "qytet muze" nga Enver Hoxha.

Më poshtë pjesë nga artikulli nga i "TheGuardian":

Silueta e Gjirokastrës filloi të dilte në distancë. Ky qytet është në jugun malor të vendit, i cili anashkalohet nga kështjella e tij e lashtë, me shtëpi osmane prej guri të shekullit të 17 dhe të 18, të cilat ngjiten poshtë shpatave si një mirazh mesjetar. Ne dolëm nga autostrada për në një rrugë të dominuar nga ndërtesa tetë katëtshe prej betoni dhe me ballkone rozë, aty ku uleshin vendasit duke pirë kafenë mbi mobiliet e oborri me ngjyrë gëlqereje. “Kjo është Gjirokastra”, tha Idar, miku im shqiptar nga Anglia, me një shkallë triumfi. “Po, është, por ju e dini se unë kam ardhur që të gjej Ergiri!”, bëra shaka.

Ergiri ishte emri osman për Gjirokastrën kur perandoria myslimane sundoi këtë pjesë të Shqipërisë midis 1417 dhe 1913. Ishte në mes të kësaj periudhe që shoqëruesi im letrar për këtë udhëtim, udhëtari osman i shekullit të 17 Evliya Çelebi, erdhi në Ergiri. Imazhi popullor i Shqipërisë sot është ndërtuar mbi përfaqësimet negative nga udhëtarët perëndimor të bardhë të shekullit të 20-të si Edith Durham, që e quajti Shqipërinë “të paligjshme” dhe Rose Wilder Lane, e cila tha se shqiptarët po “jetonin në fëmijërinë e racës ariane”, duke lënë të kuptojë se ata ishin prapa saj në procesin evolucionar.

An Ottoman merchant’s house in Gjirokastër

Këto steriotipe janë përforcuar nga kultura popullore moderne. Në trilogjinë e “Hollywood’s Taken”, Shqipëria është reduktuar në vendbanimin e trafikantëve të pamëshirshëm dhe të dhunshëm të njerëzve. Dhe e vetmja referencë për besimin e tyre, që më kujtohet, është kur ata shihen duke u betuar në Allahun për të marrë hak për vdekjen e djalit të tyre, duke vrarë heroin e bardhë amerikan të filmit. Nuk mbaj mend asnjë përfaqësim tjetër të Islamit në Shqipëri në të gjithë filmin. Kisha lexuar vepra të shumta mbi Ballkanin, por asnjëri nuk e pranoi kulturën myslimane të rajonit ashtu siç bëri Evliya. Pa veprat e tij të përkthyera, Idar dhe unë, asnjëherë nuk do ta kishim ditur se si kishte qenë dikur Gjirokastra myslimane. Nuk ishte më një vend ku njerëzit ishin të “varur nga lutja”, siç e kishte përshkruar Evliya. Më herët kishim dëgjuar ezanin nga xhamia e vetme e qytetit, por askush nuk nxitoi për të shkuar në lutje, as nuk kishte asnjë mbetje nga institutet e shumta të arsimit islamik për të cilat Ergiri dikur ishte i famshëm.

Veprat e përkthyera nga Evliya ofrojnë një nga perspektivat e vetme myslimane për Evropën myslimane –ajo që përqafon kulturën dhe trashëgiminë si të vetat dhe jo diçka të huaj apo inferiore. Të gjitha shkrimet e tjera të udhëtimit në rajon në gjuhën angleze ishin shkruar nga ata me të njëjtën demografi: e bardhë, perëndimore, e privilegjuar, e krishterë dhe më shqetësuese, e klasave koloniale. Këta ishin njerëz që udhëtonin ose me qëllim kolonizimin e një vendi ose një pjese të klasës së njerëzve që e bënin këtë. Ata e shikuan botën nga një pozitë e lartë, ku ata e ndjenin veten superiorë si parazgjedhje. Megjithatë, shkrimet e tyre shpesh u paraqitën si bredhje romantike dhe u mbështetën shumë nga shumë shkrimtarë të mëvonshëm të udhëtimit, për kontekstin socio-historik. Kjo është trashëgimia letrare e shkrimit modern të udhëtimit.

A cobbled street in the old bazaar district of Gjirokastër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit