Punonjësit e urgjencës mbushin kovat me gaforre në Zvërnec, qytetari: Aty ndalohet gjuetia, na fëlliqën para turistëve rusë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.08.2021, 22:53

Papërgjegjshmëria dhe mosrespektimi i rregullave vijon të jetë ende problem për shqiptarët. I tillë është edhe një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë, ku një qytetar ka fotografuar disa punonjës të urgjencës duke peshkuar në ujërat pranë Manastirit të Zvërnecit në Vlorë. Rasti duket skandaloz për faktin se në regullore shkruhet që ndalohet gjuetia në atë zonë, ndërsa punonjësit mjekësorë as nuk e çajnë kokën fare, duke dhënë kështu një shembull të gabuar dhe aspak qytetar. Pak më tej shihet ambulanca e parkuar ndërsa punonjësit mbushin kovat me gaforre. Qytetari shton se të pranishëm ishin edhe disa turistë rusë dhe kjo gjë nuk është dukur mirë në sy të tyre.

Mesazhi i mbërritur:

Punonjesit e 127 ne manastirin e zvernecit kishin ber gati shigjetat dhe peshkonin mbushnin kovat me gaforre plot me turist rus ishin disa autobuza dhe na flliqen fare. Dhe thuhej ndalohet gjuetia.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit