Një vatër e fuqishme zjarri u aktivizua ditën e djeshme në Mamurras, ku sipas banorëve zjarri ishte aq i fuqishëm sa që rrezikonte edhe banesat e tyre. Ndërkohë, Ora News ka publikuar pak më parë disa pamje, ku duket se kurora e pishave në kodrat e Mamurrasit është shkrumbuar.
Ndërkohë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë. Ndër të tjera, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëshoi një tjetër alarm të hënën duke paralajmëruar rrezik të lartë për zjarret në 10 qarqe të vendit. Sipas IGJEUM, vetëm Durrësi dhe Dibra në dy ditët e ardhshme janë jashtë hartës së rrezikut serioz, ndërsa të ekspozuara janë Shkodra, Kukësi, Fieri, Vora dhe Gjirokastra.