Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Prrenjas. Mësohet se viktimë e këtij aksidenti është shtetësja Qamile Hana, banuese në fshatin Rrajcë. Sipas "FaxNews", Hana ishte punonjëse në spitalin e Prrenjasit dhe po kalonte rrugën kur u përplas për vdekje nga një automjet. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në drejtimin e mjetit ishte shtetasja Ana Laçka, e cila edhe pse është ndaluar nga policia, ngjarja është mbajtur e fshehtë.