Hetimet e autoriteteve greke për rastin e vrasjes së 20-vjeçares Caroline nga burri i saj Babi Anagnostopoulos, brenda shtëpisë së çiftit në Glyka Nera po marrin një kthesë të re. Mediat greke kanë shkruar se EL.AS duket se ka në dispozicion indikacione serioze për ekzistencën e një bashkëpunëtori të 33-vjeçarit bashkëshort-vrasës, dhe po kërkon burrin pas tre telefonatave kërcënuese ndaj psikologes së Caroline. Eleni Mylonopoulou, psikologia e 20-vjeçares u kërcënua kur ajo ishte thirrur për të deklaruar për seancat që kishte kryer me 20-vjeçaren. Ajo tregoi se një burrë e kishte marrë në celular dhe e kërcënoi me jetën e saj:
Kur u raportua në media se zonja Mylonopoulou kishte dhënë një deklaratë, ajo u thirr nga një person që e njihte atë dhe Babis Anagnostopoulos, i cili po përpiqej të nxirrte informacion nga ajo për atë që ajo i kishte thënë policisë. Në fakt, vrasësi e kishte thirrur për të mësuar se çfarë kishte dëshmuar, por ajo vetë i kishte treguar gjithçka që kishte rënë dakord me policinë. Pas vrasjes, Anagnostopoulos kishte vizituar zonjen Mylonopoulou, duke pretenduar se ishte burri i saj i mërzitur. Ajo vetë, megjithatë, kuptoi se kishte diçka të dyshimtë në qëndrimin e tij.
Sipas të njëjtave informacione, vajza 20-vjeçare dukej e frikësuar dhe ndërsa bisedonte me psikologen ajo pyeste vazhdimisht nëse dyert ishin të mbyllura dhe a dëgjohej zëri jashtë ku ishte ulur Babis Anagnostopoulos me fëmijën.
Burimi:in.gr Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA