Një 22-vjeçar i quajtur Alex Gibson, është mbytur mëngjesin e djeshëm pranë Skelës së Veriut në Blackpool, Angli, pasi u hodh në ujë për të shpëtuar jetën e një gruaje. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se shërbimet e urgjencës nxituan për ta ndihmuar atë të dalë nga uji. Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë. Një zëdhënës i Rojës Bregdetare tha për mediat “Ne morëm një telefonatë nga policia e Lancashire që ai vdiq”. Gibson punonte në një dyqan peshku në Blackpool. Shefi i tij mbylli biznesin për një ditë pas mësoi për tragjedinë. I riu u përshkrua nga të njohurit e tij si një njeri i dashur dhe zemërgjerë me të tjerët.
"Ai ishte gjithmonë atje për të gjithë. Nëse ndonjëherë kisha nevojë për një çati mbi kokën time ose ushqim, ai ishte gjithmonë i pari që më ndihmonte pa nguruar aspak”- tha një i njohur i tij. "Ai ishte gjithmonë duke buzëqeshur. Kudo që të hyja në punë ai ishte gjithmonë i pari që dëgjoja duke qeshur për diçka”- tha një mik. "Gjëja e fundit që ai bëri ishte të përpiqej të ndihmonte dikë tjetër. Kjo është ajo që ai ishte në të vërtetë!”- përfundoi një tjetër.
Burimi: dailymail |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania