Dy efektivë policie në Greqi janë vendosur nën hetim me akuzën se kanë shpërfillur denoncimet e bëra për dhunë në familjen shqiptare ku 31-vjeçarja u vra me thikë nga bashkëshorti. Hetimi fillestar i ankesave të fqinjëve për mosveprim në kohën e duhur nga ana e policisë zbulon vlefshmërinë e deklaratave të tyre dhe tashmë me një vendim të Shtabit të Policisë Greke, dy punonjësit e policisë që kanë shkuar në vendngjarje u vunë nën hetim pasi nuk reaguan siç duhet. Në të njëjtën kohë, po kryhen kërkime të mëtejshme. Sipas dëshmisë së një fqinji të çiftit shqiptar, mësohet se ai ka njoftuar policinë pasi ka dëgjuar çiftin e teksa grindeshin. Më tej, kur kanë mbërritur efektivët, ata nuk janë ngjitur fare në shtëpinë e çiftit dhe janë larguar pas pak minutash.
Një tjetër dëshmi e një fqinje, pretendonte se policia kishte shkuar në shtëpinë e çiftit por ato nuk i kishin hapur dyert.Kjo ka bërë që autoritetet të nisin një procedim penal për dy efektivët e policisë. Ngjarja e rëndë tronditi Greqinë mëngjesin e djeshëm, pasi 35-vjeçari shqiptar vrau gruan me thikë e më pas u vetëdorëzua në polici. Ai është shprehur se shkak për vrasjen është bërë xhelozia që kishte ai për të shoqen.
Burimi: dytikesmaties |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania