Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar me një vit e gjysmë burg nga autoritetet britanike 5 vjet pasi u kap në një fermë kanabisi në një fshat të quajtur Llandrinio. Bëhet fjalë për shtetasin Endrit Rusta, i cili ka qenë nën hetim që prej vitit 2016. Mediat vendase bëjnë me dije se droga e kapur në fermën që kujdesej shqiptari kapte vlerën e 440 mijë paundëve. Ai deklaroi në Gjykatë se në kohën kur u kap në fermën e kanabisit, i ishte refuzuar puna dhe nuk kishte para. Më pas ai u shpreh se i ofruan punë në fermën në fjalë dhe një njeri i quajtur Luciano e paguante 100 paund.
Rusta tha:
Avokati i shqiptarit u shpreh se i pandehuri ishte penduar për veprimet e tij dhe se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar se ai luajti një rol të rëndësishëm. Megjithatë gjykatësi nuk i pranoi pretendimet e palës mbrojtëse dhe mori vendimin për ta dënuar 32-vjeçarin.
Burimi: countytimes.co.uk |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania