I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është përfshirë nga vala e nxehtësisë, duke bërë ë temperaturat të shënojnë vlera të larta. Në lidhje me situatën foli edhe meteorologu grek Klearchos Marousakis, i cili e vuri theksin se pas këtij të nxehti përvëlues, rjoni mund të përfshihet nga një kthesë e papritur e motit, e ngjashme me atë që godit Europën qendrore para pak ditësh. Sipas Marousakis, Europa Perëndimore dhe Qendrore u godit nga stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut pikërisht pas temperaturave të larta. “Nuk do të ishte surprizë nëse një sekuencë e tillë e fenomeneve të papritura të motit të ndodhin edhe në rajon. Ditët që do të pasojnë do të jenë të vështira për vendin tonë pasi temperaturat do të variojnë nga 40 deri në 43 gradë celcius. Ndërsa gjatë natës temperaturat do të jenë mes vlerave 32 deri në 34 gradë në qendrat e mëdha urbane dhe në pjesën tjetër deri në 30 gradë"- u shpreh ndër të tjera meteorologu grek.
Burimi: protothema |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania