Udhëtimi drejt Italisë/ Aeroporti i Rinasit: Nga nesër, kush shkon në Itali do të vetëkarantinohet 5 ditë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 30.07.2021, 18:14

Ditën e sotme Tirana International Airport ka bërë me dije rregullat e reja për udhëtimet drejt Italisë. Sipas njoftimit të TIA duke filluar nga data 31 korrik, pra nesër, qytetarët shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm duke bërë 5 ditë vetëkarantinim. Ndërkohë, përsa i përket personave që nuk janë vaksinuar duhet të paraqesin testin PCR 72 orë para nisjes, ndërsa për fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk është i nevojshëm ky test.

Njoftimi i Aeroportit të Rinasit:

Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).Ju lutem gjeni me poshtë kushtet që duhet të plotësoni:
– të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar
– fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.
– personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.
– pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form) ne linkun: https://app.euplf.eu. Gjithashtu formulari duhet të jetë i printuar.
– gjatë plotësimit të formularit PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve "D".
Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021. Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit