Është normalizuar situata nga fluksi i emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës. Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ishin krijuar radhë kilometrike në pikën kufitare, për shkak se pala greke punonte vetëm me një sportel. Aktualisht raportohet se nuk ka radhë dhe situata është normalizuar pasi pala greke shtoi sportelet. Nga pika kufitare raportohet se kanë hyrë 1950 shtetas dhe 1495 kanë dalë.