Turqia po kalon një situatë të vështirë për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin. Zjarret kanë marrë jetën e katër personave, përfshirë një vullnetar 25-vjeçar i cili shkoi në Marmaris për të marrë pjesë në përpjekjet e shuarjes së zjarrit.
Dhjetëra shtëpi, ara dhe stalla në shumë fshatra janë djegur. Ndërkohë, ministri turk i Bujqësisë Bekir Pakdemirli tha se 150 bagëti u humbën, ndërsa 6,000 hektarë tokë bujqësore dhe 500 hektarë sera u dëmtuan.
Zjarri i parë shpërtheu të mërkurën në një pyll të Manavgat, në provincën e Antalisë, para se të përhapej. Të paktën 183 persona janë shtruar në spitale për shkak të problemeve me frymëmarrjen nga tymi që ka “mbërthyer” vendin.
Burimi: www.zougla.gr|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA