Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës, ku pas një konflikti mes kushërinjve humbi jetën 30-vjeçari Romeo Hasalla. Njëri prej banorëve, e cilëson viktimën dhe dy vëllezërit e tij si djem mjaft të mirë, ndërsa shtoi se Romeo i cili prej vitesh jetonte në Greqi, kishte vetëm 3 ditë që kishte ardhur për të takuar familjen.
“Jemi shastisur, ishin njerëz të mirë, nuk e dimë të kenë pasur konflikte. Ai çuni që ka vdekur, dhe dy vëllezërit kanë qenë djem shumë të mirë. Nuk ngacmonin ndonjë. Kam qëndruar me ta, kemi ngrënë bukë në një vend. Kam punuar me ta. Nuk di të kenë pasur debate të mëparshme, s’di asgjë. Ne jemi çuditur kur kemi mësuar se çfarë ndodhi. Nuk e di se për çfarë ka ndodhur konflikti, sepse jetoj në Greqi. Edhe Romeo (viktima) jeton atje, kishte vetëm 3 ditë që kishte ardhur. Kastriotin e njoh si njeri. Ata qëndrojnë në Itali. Sapo erdhën kanë hyrë në konflikt. Nuk e di sa ditë kishin që konfliktoheshin.”-tha një prej banorëve të fshatit për News 24.
Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit, e ka shprehur hapur habinë për krimin e ndodhur, pasi sipas tij familjet e përfshira në konflikt, veçse kushërinj me njëri-tjetrin kanë pasur raporte të mira. Ai tha se nuk e dinte që kishin tokë dhe se kanë qenë në konflikt për të, pasi në dijeninë e tij familjet shkonin mirë me njëra-tjetrën.
Si autor të krimit dyshohet se janë dy vëllezërit, Afrim dhe Kastriot Hasalla. Pasi kryen aktin e rëndë, ata janë larguar nga vendngjarja dhe rezultojnë ende në kërkim nga policia.