Lulzim Basha, kreu i PD-së, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme. Basha ka paditur për shpifje, Erion Veliajn, i cili është shprehur se kryedemokrati është bërë me katër vila dhe ka marrë një “Benz” nga kompania fituese e tenderit për “Unazën e Madhe”.
Veliaj i tha këto në cilësinë e drejtuesit të fushatës të PS në Qarkun e Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës nuk është paraqitur në seancë, edhe pse Basha ka kërkuar ballafaqim. Kujtojmë se veliaj nuk i ka përmendur më deklaratat për Bashën, pas mbylljes së zgjedhjeve.