Pirro Vengu i Portit Durrës “shtrin tentakulat” kudo, 1 miliardë lekë tender për zyra modulare

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.07.2021, 22:41

Autoriteti Portual Durrës kohët e fundit ka filluar të zhvillojë shumë tendera që klasifikohen si të dyshimtë për shkak të procedurës së zhvillimit të tyre si dhe të mënyrës së shpalljes së fituesit. Pirro Vengu, drejtori i këtij institucioni, duket se nuk i ka lënë pas dore tenderat e tillë dhe përsëri ka përveshur mëngët dhe i është “futur punës” fitimprurëse të tenderave të dyshimtë. Kështu rezulton se Autoriteti Portual Durrës ka zhvilluar një procedurë prokurimi që mban numrin e referencës REF-99068-06-24-2021 dhe ka për objekt “Zbatimi i projektit për zyrat modulare për agjensitë doganore”.

Shikohet se në këtë tender kanë marrë pjesë tre kompani, “EURONDERTIMI 2000” SHPK me vlerë të ofruar 74.931.048 lekë të reja pa TVSH, “KLAJGER KONSTRUKSION” me vlerë të ofruar 86.396.379 lekë të reja pa TVSH dhe “LEON KONSTRUKSION” me vlerë të ofruar 90.263.856 lekë të reja pa TVSH. Fituese është shpallur firma “KLAJGER KONSTRUKSION”, por për habi rezulton se kjo firmë nuk ka ofruar vlerën më të ulët. Madje oferta e saj me ofertën e firmës që ofroi më pak nuk është në shifra të vogla por shkon në gati 140 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Mirëpo përtej kësaj diference të madhe prej gati 140 milionë lekësh, fitues është shpallur firma “KLAJGER KONSTRUKSION” në pronësi të Sadik Lumit. Madje duke krahasuar shifrat me fondin limit të tenderit, vihet re se vlera e shpallur fituese është sa 85% e tij. Të dyja këto çështje sinjalizojnë për dyshime jo të vogla se fituesi ka qenë i paracaktuar, duke e bërë Pirro Vengun të denjë për t’u marrë në konsideratë nga SPAK.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit