Ditën e sotme “Antidroga” zhvilloi një operacion, në zonën e “Varrit të Bomit”. Në pranga ranë tre persona, ndërsa një tjetër u largua me shpejtësi me një automjet tip “Benz”. Në vendngjarje ishin dhe dy gazetarë të News 24 Në Klodiana Lala dhe Ergys Gjençaj, ku ky i fundit u kap me forcë nga policët dhe u shtri në tokë për shkak se po filmonte aksionin. Mes policisë dhe gazetarëve pati një debat pasi policia i ka kërkuar që mos ta filmonin operacion, pasi mund të quhen që po bashkëpunojnë. Ndërkohë pak më parë është identifikuar shoferi që i iku Forcave Speciale. Bëhet fjalë për shtetasin Altin Gega, i njohur për shoqërinë me anëtarët e një klani kriminal.
