Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar ditën e sotme në Leverkusen të Gjermanisë. Në rrjetet sociale po qarkullojnë qindra video ku duket një re e madhe e zezë. Ndërkohë, sipas raportimeve paraprake, bëhet fjalë për një incident në një incenerator të mbetjeve urbane. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të mbyllin dyert dhe dritaret, ndërsa njerëzit janë paralajmëruar të futen në ambiente të mbyllura sa më shpejt të jetë e mundur për të mos rrezikuar intoksikimin. Ndër të tjera, thuhet se autostrada që kalon pranë inceneratorit është mbyllur plotësisht për të shmangur kalimin e makinave në zonë.
#Leverkusen #Explosion #Müllverbrennungsanlage der Bayer AG brennt! Fenster und Türen schließen! https://t.co/a0hLqiLWvs pic.twitter.com/v5FXqBCmd0
— Schockfünf (@FohlenJens) July 27, 2021