“Si është jeta e një shoferi autobusi? Me një këmbë në varr dhe tjetrën në burg”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.07.2021, 11:40

Shoferi kosovar që shkaktoi aksidentin fatal me autobus në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona, ndërsa u plagosën 40 të tjerë është lënë në burg. Ai mendohet se ishte i lodhur në timon, ndërsa shoferët e tjerë të autobusëve në Kroaci thonë se puna që ata bëjnë është shumë e vështirë.

“Si është jeta e një shoferi autobusi? Me një këmbë në varr dhe tjetrën në burg.”-thotë një shofer për gazetën Index.

Ndërkohë, gazeta Jutarnji shkruan se një tjetër shofer thitë se e kupton lodhjen e shoferëve, pasi vetë ai kishte drejtuar autobusin së fundmi për 20 orë rresht.

I pyetur se përse nuk e refuzon diçka të tillë, ai tha:

Sepse punoj për një firmë private dhe sepse pronari im më kërkon që të shkojë nga pika A në pikën B brenda një orari të caktuar. Nuk mund të refuzoj, pasi kam dy fëmijë të vegjël për të ushqyer dhe një grua që nuk punon.

Vlen të thuhet se tre aksidente të tjera të rënda, janë shkaktuar në Kroaci kanë ardhur për shkak të lodhjes së shoferëve, ndërsa ka edhe prej tyre që punojnë në të zezë. Kur bie fjala te shoferët kosovarë, nuk duhet harruar fakti se ata qëndrojnë për orë të tëra nëpër pikat kufitare, çka e shton lodhjen e tyre. Ekspertët thonë se shoferët e autobusëve paguhen pak dhe janë të detyruar për këtë arsye që të punojnë me një ngarkesë të madhe.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit