Një 23-vjeçar është arrestuar në Kurbin pas denoncimit nga qytetarët. Policia njofton se pas një konflikti me çiftin P. N. dhe V. N. banues në Adriatik, i riu ka shkuar duke qëlluar me armë zjarri në ajër pranë shtëpisë së tyre. D. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë është arrestuar dhe tani do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë.