Asani për problemin e ujit në Tearcë: Disa banorë duan anarki

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.07.2021, 09:00

Ka ende shtëpi nëpër disa fshatra të Maqedonisë së Veriut të cilat nuk e kanë të instaluar sistemin e ujësjellësit. Të tilla ka edhe në Tearcë. Për këtë u pyet kryetari i kësaj komune Isen Asani. Por ai thotë se jo të gjithë banorët duan të lidhen në sistemin e ujësjellësit, sipas tij ata duan anarki.

“Vendbanimet që janë jashtë sistemit, ne kemi insistuar që të kyçen në sistem por ka pas mosmarrëveshje. Më së shumti që të mos hynë në sistem janë atë ata që duan anarki dhe këtë e them me plot përgjegjësi, me përgjegjësi të madhe”, tha Isen Asani.

Por ministri i ambientit jetësor Naser Nuredini thotë se Qeveria tash e di se cilat vendbanime kanë problem me ujësjellës dhe pohon se do të investojnë në ato komuna.

“Ne edhe dokumentacionet i kemi gati që të fillojmë me investimet tjera. Siç e dini ky është nga buxheti shtetit, por ne jemi në proces të marrim edhe huazim 15 milion euro nga Banka Evropiane për Investime dhe të investojmë në nevojat e përditshme, siç janë ujësjellësi dhe kanalizimi në shtetin tonë”, u shpreh Nuredini.

Në komunën e Tearcës fshatrat: Përshevca, Sllatina, Kllogja dhe Nerashti nuk janë të kyçura në sistemin e ujësjellësit të komunës. Shpeshherë banorët kanë probleme me ujin e pijshëm. Në këtë komunë ka edhe shumë deponi të egra për të cilat TV21 ka raportuar. Nuredini dhe Asani thanë se rregullimi e deponisë Rusino do të zgjidhte çështjen e mbeturinave në këtë komunë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit