Mashtroi policinë duke thënë se drogën e kishte shoku, përgjimi në qeli “fundos” djalin e Azem Hajdarit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.07.2021, 21:16

Pak ditë më parë u shoqërua në polici djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë. Shoqërimi i tij u bë nga Policia e Elbasanit, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit hashash. Së bashku me të u shoqërua edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll. Ndërkohë OraNews raporton se përgjimet ambientale kanë zbuluar se sasia prej 8.8 gramë lëndë narkotike hashash e sekuestruar nga policia e Elbasanit, i përket Azem Hajdarit junior, djalit të ish-gjyqtares së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari.

Pavarësisht se Azem Hajdari në momentin e shoqërimit ra në ujdi me shokun e tij, Ergi Gjumsi, për të marrë ai përsipër posedimin e lëndës narkotike, hileja e Hajdarit është zbuluar nga policia, pasi kjo bisedë mes dy shokëve është përgjuar nga oficerët e policisë.

Nesër në gjyq

Nisur nga kjo situatë të dy miqve u është komunikuar arrestimi dhe akuza e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Për shkak se Azem Hajdari, është në vitin e fundit të shkollës dhe për shkak se ende, prokuroria nuk është njohur me rezultatet e akteve të ekspertimit-biologjik, është kërkuar caktimi i masës së “arrestit në burg” me afat 1 mujor. “Ora News”, mëson nga gjykata e Elbasanit, se prokuroria e këtij qyteti ka dërguar për gjykimin dosjen penale, kundër Azem Hajdarit dhe shokut të tij, Ergi Gjumsit, duke kërkuar për dy personat caktimin e masës së “arrestit në burg” me afat 1 mujor. Pritet që ditën e nesërme të vendosë gjykata e Elbasanit.

Cigarja në makinë

Sipas materialeve hetimore, rezulton se në datë në datën 23 korrik 2021 rreth orës 19 : 50 punonjësit e policisë së Elbasanit kanë kontrolluar automjetin tip " Audi" me targe AA 330 YZ, me sens lëvizje nga Bradasheshi në drejtim të Elbasanit. Në makinë udhëtonin 3 persona, drejtuesi i automjetit ishte Ergi Gjumsi, pasagjer në vendin e parë, Azem Hajdari dhe një vajzë, e fejuara e këtij të fundit, e ulur në sediljen e pasme. Gjatë kontrollit fizik të Azem Hajdarit, në xhepin e majtë të tuteve sportive është gjetur një cigare të dredhur, me filtër, e mbushur me lëndë e dyshuar si ajo e kannabis sattiva. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik të automjetit me targa AA 330 YZ në sediljen e pasme është gjetur një çantë, ngjyrë kafe me kuadrate, marsup meshini, me rrip ngjyrë kafe. Brenda saj janë gjetur 5 paketime të mbështjella me letër alumini ngjyre varaku, ku brenda tyre kish material bimor i cili për nga aroma dhe karakteristikat ngjason me atë të lëndës narkotike bimore te llojit "Cannabis sattiva".

E gjithë sasia e drogës e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ishte 8.8 gramë, duke përfshirë dhe ambalazhin njofton prokuroria. Të tre të rinjtë po udhëtonin nga Tirana në Pogradec, për të shkuar tek shtëpia e Ergit.

Dëshmia e Azemit

Hajdari ka pohuar se nuk është përdorues i ndonjë lëndë narkotike. Ka treguar në polici se më datë 23 korrik 2021, ka shkuar në shtëpinë e shokun të tij, Ergi Gjumsi, për t’u nisur për Pogradec. Para se të nisej, i ka marrë një palë tuta dhe një bluzë, të cilat i kishte veshur.

Kur kanë mbërritur në Elbasan, ai deklaron se janë ndaluar nga punonjësit e policisë dhe në xhepin e tutave, që kishte veshur i kanë gjetur një cigare të dredhur, për të cilët punonjësit e policisë i kanë thënë se dyshonin që ishte me lëndë narkotike cannabis-sattiva.

Hajdari ka deklaruar se tutat i’a kishte marrë Ergit dhe se nuk kishte dijeni se çfarë kishte në xhepat e tutave dhe as në çantën që i përkiste Ergit.

Dëshmia e shokut

Ndërsa Ergi Gjumshi, në dëshminë e tij ka marrë përsipër pronësinë e drogës duke deklaruar se: “…jam përdorues i kësaj lënde narkotike prej disa vitesh dhe për herë të fundit kam konsumuar ditën e djeshme. Lëndën narkotike deklaroj se e kam blerë atë ditë te një person të cilin nuk e njoh, në afërsi të vendit të quajtur “Parku i autobuzave” në qytetin e Tiranës. Lidhur me dozat e gjetura unë deklaroj se kam blerë pesë cope me qëllim për ti konsumuar gjatë pushimeve verore…”.

Përgjimet

Nga veprimet e kryera në lidhje me këtë procedim penal rezulton se çanta ku është gjetur lënda narkotike i përket personit të arrestuar Azem Hajdari, pasi në këtë çantë gjendet dhe fatura e parkimit të mjetit me të cilin ai së bashku me të dashurën e tij kanë qenë te një lokal me datë 18 korrik 2021.

Po kështu përgjimi ambiental në qeli zbuloi bisedat mes njëri-tjetrit mes Azem Hajdarit dhe Ergi Gjumshit ku thuhet se sasinë e lëndës narkotike të gjetur dhe sekuestruar në mjet, ta marrë përsipër Ergi Gjumshi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit