Një valixhe e braktisur është gjetur pak më parë në Tiranë. Policia dyshon se brenda ka eksploziv. Blutë dhe forcat xheniere kanë rrethuar zonën.
Informacion paraprak:
Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.
Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Përditësim, ora 21:12:
Alarm i rremë, në valixhen e braktisur gjenden rroba.