“Një përgjigje për ato që Erion Veliaj kërkon të harrohen”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.07.2021, 20:58

Nga Brahim Shima

110 milionë eurot që shqiptarët do t’i duhet ti paguajnë Bechetit për shkak se televizioni Agon Channel u mbyll pas përplasjeve me Veliajn nuk i mjaftojnë kryebashkiakut të Tiranës të heqë dorë nga presioni ndaj medias. Në takimin me të rinjtë, të shpërndarë për mediet, por pa pranine e gazetarëve, Veliaj ka lëshuar sulmin e radhës, edhe pse dukshëm me një zë më të pasigurtë. Regjia e bashkisë, e blerë me taksat e banorëve të Tiranës u kujdes të mos marrë pamje nga kulla që po rëndon mbi ndërtesën e bashkisë e që po i merr frymën xhamisë që deri një vit më parë ishte simbol i kryeqytetit. Për ata që s’e kuptojnë ku e kishte fjalën kryebashkiaku, sulmi ishte ndaj RTV Ora dhe JOQ.

Ashtu siç sulmoi Lapsin pak muaj më parë dhe mediet e tjera kritike, që zbuluan gazetarët e punësuar në bashki, e që publikojnë me besnikëri atë që u dërgohet, Lali tregoi se nuk i del e keqja as me JOQ e as me Ora News. Kujtojmë që pas pak ditesh bëhet një vit nga mësymja e paprecedentë e RENEA-s në televizion, e pas 12 muajsh janë Organizatat Ndërkombëtare që e kanë denoncuar si dhunë ndaj televizionit. Por përse nxiton i zgjedhuri i PS i ardhur nga 99 çat në reagimet e tij. Ka frikë se tashmë, kur ka nisur përballja financiare, dosja do të jetë fluskë, apo kërkon t’i bëjë presion drejtësisë? Në takimin me të rinjtë Veliaj u ankua se mediat kanë guxuar të investigojnë edhe për të.

Në çdo vend demokratik, media ka detyrë të hetojë e verifikojë sjelljen e zyrtarëve, të ardhurat e tyre konfliktin e interesit e çdo shkelje që mund të ketë. Por në Shqipërinë e reklamuar në rrjetet sociale të kryebashkiakut, njerëzit jetojnë të lumtur e korrupsioni është në nivelin zero, prandaj bëhet e habitshme sesi disa media kërkojnë më shumë informacion se çduhet. Madje, pushtetarët tanë janë më shumë transparentë se duhet. Tenderat? Ju kujtohet dikur Veliaj ankohej se ka media që rrëmojnë në tendera. Dhe ku në Shqipëri! Për të vënë duart në kokë. Ku ka korrupsion në Shqipëri?! Edhe kryeministri dha alarmin kot për kriteret e qepura e tenderat pa garë.

Ata që shkruajnë se Tirana zë vendin e parë për to vënë gjoba. Ata që nuk i shohin këto tendera duhet të mendojnë se jemi shteti që fjalë të parë kemi barazinë e transparencën, konkurencën e ndershme mbi të gjitha. Po ku ka vend më të mirë se ne?! Disa medie investigojnë më kot për ushqimet e rrezikshme, ilaçet etj, kur Shqipëria lulëzon nga bimët aromatike me famë botërore. E pse bashkia duhet të merret me cilësinë e produkteve kur ka kohë që bashkia ka prioritet të merret të sulmojë mediet. Faji është i juaji që porositni familjarët tu sjellin nga jashte ilaçe e fusni miq për produkte cilësore. Ja i hoqën abonete, dalim e themi zbuluam shkeljet.

Nuk denoncojmë njeri dhe ja u kry. Po pse o budallenj si shtetasit e Bashkimit Evropian që dalin e bëjnë namin në protest, jemi ne?! Fundja një kafe në ditë hoqëm nga xhepi në muaj. Apo janë bërë aq shumë kafe sa merr gjysmën e rrogës? Pse rrini në trafik s’e kuptoj. Urbanë për të tërë. Aty, të shijoni djersën e tjetrit që ju rri ngjitur. Shikoni dikë që i bie të fikët se i mungon oksigjeni. Ndonjë i ri ka dëgjuar “udhëto falas lexo një libër”. E mban librin mbi turmën që tejmbush urbanin, e faturino e shikon çuditshëm. Ku ka si Tirana, vendi i Rinisë more! Të rinj që shohin me trishtim se shpejt do lënë familjet të shkojnë drejt vendeve të tjera, po s’kanë për të gjetur vend më demokratik se Shqipëria e qytet më rinor se Tirana, ku rinia rri e ngrysur se nuk gjen dot veten, e nuk lahet dot se në dushe mungon uji i rrjedhshëm.

Po pushtetarët në Shqipëri po mundohen shumë për ju, more të rinj që s’ua dini vlerat. Ja do ju vijë radha edhe për një takim me Lalin. Kujdes mos e shikoni kullën pas bashkisë. Tirana po lulëzon. Nuk ke ku të hedhësh mollën se bie nga një kullë në tjetrën. Nuk ka shans të bjerë në lulishte. U, më falni! Lali ka thënë qe nuk do mbahet mend për ndërtimet. Mos e thoni më. Në Tiranë po shemben pallate të vjetra e po behen lulishte. Kryeqyteti po bëhet policentrik. Për ata që s’e kuptojnë do të thotë me shume qendra, dikur parqet po i zemë me kulla e pallate etj etj. Po, disa po bëhen miliarderë. Të tjerët kanë kohë. Dikur do të bëni 2 mije euro bashkë të bleni 1 m2.

Harruam tregjet mo. Ku fshatarët do shesin prodhimet bio. Policia nuk po i dhunon jooo. Po u mbledh prodhimet ti shesi në Vitin e Ri. Mirë e ka Veliaj ngulmoni se dikur finishi do vijë. Ne nuk besojmë se ato që themi bien në vesh të shurdhet. Sado e sido. Dikur faktet do mblidhen. Drejtësia e re do të veprojë për tenderat, sheshet e kthyera në pallate, për përgjimet e Ndragheta, raportet se në Tiranë pastrohen para, gjobat që shqiptarët paguajnë nga papërgjegjshmëria e politikanëve, shkatërrimin e pronës publike, shkatërrimin e historisë, shkeljen e të drejtave të njeriut. Dikur drejtësia do detyrohet të përballet me fakte. E tashmë nuk është vetëm Ora News që flet.

Janë bërë shumë e do bëhen më shumë. A do arrijë lali Eri ti përmendë të gjithë në një ditë, apo do u bëj gjyqin përballë kamerës së tij çdo ditë nga një? Shqiptarët shohin çdo ditë se asnjë lajm nuk përgënjeshtrohet vetëm lali hidhet në sulm, por pyetja është përse, çfarë e frikëson? Ndoshta një ditë edhe drejtesia nuk do merret vetëm me karburantin që jep një kryebashkiak, ndoshta një ditë do të hetojë me të vërtetë. Shumë dosje janë bërë, dikur një përgjigje do të jepet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit