Alarmohen britanikët/ Shqiptarët namin me reklama në Tik-Tok: Me 20 mijë £, ju çojmë në Angli!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.07.2021, 20:48

Media britanike Daily Mail, ka publikuar së fundmi një artikull, ku ngre alarmin për trafikimin e emigrantëve në Angli nga shqiptarët. Në artikull shkruhet se grupe kriminale shqiptare po sponsorizojnë reklama në rrjetet social, më së shumti në Tik-Tok, ku ofrojnë kalim ilegal drejt Britanisë së Madhe me një pagesë prej 20 mijë paundësh apo edhe më shumë.

Nga një hetim i mediave britanike, rezulton që rrjetet sociale janë të mbushura me reklama nga trafikantët e qenieve njerëzore, ndonjëherë duke përqeshur përpjekje nga autoritetet britanike për t’i ndaluar ata dhe duke postuar udhëzime hap pas hapi për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar. Një përdorues tjetër i TikTok i quajtur England Albania publikoi një video që tregon disa shqiptarë brenda një kamioni duke thënë se ata po shkojnë në Angli.

Një tjetër llogari përmbante udhëzues se si të futesh në Britani të Madhe nga Franca, Hollanda, Belgjika, Spanja dhe Portugalia. Kujtojmë se Sekretari i Brendshëm Priti Patel, kohët e fundit vizitoi Shqipërinë për të nënshkruar një marrëveshje që përshpejton dëbimet e kriminelëve dhe azilkërkuesve. Numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin është rritur në ditët e fundit për të shkuar në më shumë se 8,000 për një vit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit