Zgjidhet “misteri”, pse skulpturat antike greke kanë penis të vogël?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.07.2021, 16:17

Ekzistojnë shumë sqarime të ndryshme rreth asaj se pse skulpturat antike greke i kanë organet gjenitale të vogla, por deri më tani asnjë përfundim konkret nuk është dhënë. A e keni menduar ndonjëherë se përse të gjitha statujat e lashta, kanë penise të vogjël? Arsyeja është e thjeshtë, por edhe njëkohësisht e komplikuar, për shkak se në thelb është estetika antike, koncepti i së cilës nuk është aq i thjesht sa i ditëve të sotme.

Nuk dihet me siguri se si ka funksionuar në praktikë, por në parim një penis i vogël është vlerësuar më shumë se ai i dimensioneve më të mëdha, i cili është cilësuar si diçka shumë e shëmtuar. Sipas mediave të huaja, në kohën e lashtë Greke, rreth vitit 400 para Krishtit, penisët e mëdha dhe të ngritura nuk konsideroheshin diçka e “bukur” dhe nuk tregonin shenjë fuqie apo force.

Historiani Paul Chrystal ka thënë se penisi i vogël ishte në përputhje me idealet greke të bukurisë mashkullore duke theksuar se “Ishte një simbol i kulturës më të lartë dhe një shembull i civilizimit”. Sipas tij, shumica e tipareve të një njeriu të shkëlqyeshëm ishin forca që personi në fjalë tregonte, por përse nuk u zbatuan të njëjtat parime edhe në penis?

Siç sugjerojnë Lear dhe historianë të tjerë, një pjesë e përgjigjes qëndron në mënyrën se si portretizoheshin penisët e burrave më pak të admirueshëm.

Burimi: www.artsy.net| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit