Tragjedia me 10 të vdekur në Kroaci, identifikohen viktimat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.07.2021, 14:14

10 shqiptarë të Kosovës nuk mundën që të shkonin në vendlindje, pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Kroaci. Kujtojmë se si pasojë e aksidentit humbën jetën 10 persona, ndërsa mbetën të plagosur 45 të tjerë.

10 personat që mbyllën sytë përgjithmonë:

  • Shoferi Naser Sylmetaj, lindur më 1974, Gjakovë.
  • Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik-Deçan dhe mamaja e saj Gjyle Maloku.
  • Valentina Binakaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj.
  • Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme-Podujevë.
  • Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë.
  • Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë-Gjakovë.
  • Anjeza Bellanica.
  • Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.

Drejtori i spitalit Josip Samardzic ka thënë se nga 15 që ndodhen në spital, dy pacientë janë ende në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Slavonski Brod. Ndërkohë, sipas mediave kroate, shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa në dëshminë e tij ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment, gjë që mendohet se është edhe shkaku i aksidentit, megjithatë autoritetet vijojnë hetimet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit