Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj ka folur për gjendjen e të lënduarve në aksidentin e rëndë në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 qytetarë të Kosovës.
Nga 69 persona sa ishin gjithsej në autobusin që u aksidentua, dhjetëra prej tyre pësuan lëndime të rënda dhe janë duke u trajtuar në spital.
Ajo tha se gjendja e atyre pacientëve për të cilët u raportua se janë në gjendje të rëndë tashmë është stabile.
“Për momentin gjendja e tyrë është stabile. Vetëm një pacient është në Zagreb. Mirëpo gjendja e tij është stabile”, tha ajo në programin e mëbgjesit të Kanal 10.
Ajo u ka shprehur ngushëllimë familjarëve të personave që humbën jetën në aksident dhe u ka uruar shërim të shpejtë atyre që morën lëndime.