Valentina Binakaj, dhe vajza e saj Erlinda Binakaj janë dy nga viktimat e identifikuara, nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku humbën jetën 10 emigrantë nga Kosova.
Raportohet po ashtu se viktima të aksidentit kanë mbetur Sevdail Rrustemi, Naser Sylemetaj, Launora Kolmekshaj, Hamet Hoxha, e Kujtim Kastrati.
Më poshtë janë fotot dhe të dhënat e të ndjerëve:
Valentina Binakaj

Erlinda Binakaj, vajza e Valentina Binakaj

Sevdail Rruatemi, 1973 Prapashticë e Epërme

Naser Sylemetaj, 1974 Gjakovë

Launora Kolmekshaj, 1982 Junik Deçan

Kujtim Kastrati, 1981 Radoste

Hamet Hoxha, 1966 Randobravë Gjakovë
Ndërkohë ende nuk ka informacione se kush janë tre personat e tjerë që humbën jetën në këtë aksident tragjik.