Piloti i MOTO3, Hugo Millan ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare pas një aksidenti tragjik. Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë një gare që po zhvillohej në MotorLand Aragon në Spanjë.
Adoleshenti i talentuar po garonte në Kupën Europiane të Talenteve kur ra nga motori i tij, rreth 13 xhiro nga fundi dhe më pas u përplas aksidentalisht nga një tjetër pilot, i cili nuk arriti ta shihte Millan që ra nga motori.
Ambulanca mbërriti dhe ndihma mjekësore iu dha në pistë, por djaloshi ishte në gjendje shumë të rëndë. Ai u transportua me helikopter në spitalin e Zaragozës në Spanjë, por ndërroi jetë. Millan ishte i dyti në renditjen e Kupës Evropiane të Talenteve.