Në fillim Covid, pastaj vapa e padurueshme dhe tashmë një tajfun mund të godasë Tokyon, ku po luhen Lojërat Olimpike të 2020. Ky lajm, i cili është i mirë vetëm për sërfistët, është shqetësues për gjithë pjesën tjetër të Lojërave Olimpike.
Meteorologët kanë frikë se shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta mund të godasin Japoninë deri të martën. Organizatorët e Lojërave, para disa kohësh, ishin të sigurt se periudha që kishin zgjedhur, kishte një klimë ideale për atletët për të performuar në mënyrën më të mire, mirëpo tekat e motit surprizojnë gjithmonë.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA