Dijonis Biba, një personazh tepër karizmatik i rrjeteve sociale, njihet së tepërmi nga të rinjtë shqiptarë edhe për lidhjen e tij me një vajzë të quajtur Kiçe. Historia e tyre shpesh bëhej publike në Live-t e Instagramit ku të dy shaheshin me fjalor banal. Mësohet se Biba është kapur në një “shtëpi bari” bashkë me një djalë tjetër. Në shtëpinë e barit ku u kap Biba u gjetën 210 rrënjë kanabis me një vlerë prej 300.000 stërlinash, ishin montuar gjithashtu edhe kamera sigurie. Bashkë me reperin shqiptar u arrestua edhe shqiptari tjetër Ervin Delija, 24 vjeç.
